Maqedoni

VMRO-DPMNE: Masat e qeverisë të pa mjaftueshme dhe të vonuara

12.03.2022 14:12

Masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme dhe janë të vonuar, vlerëson kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski...

Masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme dhe janë të vonuar, vlerëson kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski. Sipas tij këto masa nuk do ta përmirësojnë në mënyrë dramatike gjendjen e krizës ekonomike. Mickovski tha se opozita ka propozuar miratimin e masave shum më herët, ndërsa qeveria i modifikoi ato dhe i propozoi për miratim me vonesë. 
 
“VMRO-DPMNE që para disa jave i propozoi masat esenciale por qeveria nnuk arriti të tejkalojë vetveten dhe vetpëlqyeshmërinë e sajë që ti pranojë dhe ja tani të modifikuara i dorëzuan deri te kivendi. i përkrahëm edhe pse janë të vonuara edhe pse e kanë ditur që para katër muaj e gjysëm se do të vijë deri te kjo. Parashtrohet pyetja pse nuk janë përgaditur dhe pse nuk reaguan në kohë.”, tha Hristian Mickovski, kryetra i VMRO-DPMNE-së.
 
LSDM: Në këtë krizë globale po ndihmojmë qytetarët
 
Por nga LSDM thonë se në kohë të krizës më të madhe globale, po merren masa për tu ndihmuar qytetarët dhe kompanitë, siç është rasti me 26 masat e propozuara nga qeveria që pesojnë 400 milion euro.
 
“E hoqëm TVSH-në për produktet ushqimore bazë në zero përqind. buka, mielli, vaji, qumshti, sheqeri, mishi, vezët dhe orizi, janë përfshirë me këtë masë. Poashtu i heqim të dhënat dogadore për import të produkteve ushqimore.”, tha Darko Kaevsk nga LSDM.
 
Këto masa u miratuan në kuvend me mbi 90 vota për, pasi ato u përkrahën edhe nga deputetët e opozitës.    
 
GYLTENE SINANI