Maqedoni

U mbajtën takimet XXX jubilare poetike të Karadakut

12.03.2022 14:30

Në Kumanovë janë mbajtur takimet e 30-ta jubilare poetike të Karadakut...

Në Kumanovë janë mbajtur takimet e 30-ta jubilare poetike të Karadakut, me çrast edhe u shënua 30 vjetori i themelimit të Klubit të shkrimtarëve të Kumanovës, kur edhe u botua numri i parë i revistës “Doruntina“. Referatin për rritën dhe zhvillimin e Klubit të shkrimtarëve “Jehona e Karadakut“ e paraqiti, kryetari Fatos Rushiti.
 
“Ky 30 vjetor na gjen në një gjendje krejtësisht tjetër, jo vetëm politike nga rethanorët politik jot ë favorshëm që ishin në vitin e largët 1992, kur u themelua ky klub e pa dyshim meritën kryesore e kishte poeti i ndjerë Fadil Bekteshinjëherit edhe kryetari i pare i këtij klubi. Ishte letërsia, ishte dashuria për vehte dhe poezinë, ishte ideali dhe këmbëngulsia e pakompromis e disa intelektualëve relativisht të rinjë në moshë”, tha mes tjerash Fatos Rushiti, kryetar i KSH “Jehona e Karadakut”.
 
“Për të pasur prosperitet një shoqëri, përpara përparimit financiar e ekonomik është që ajo shoqëri të ket rritje të pasurisë shpirtërore, mendoj se këto evenimente dhe aktivitet të cilat i bëni ju sikur ky i sotmi është njëri prej atyre elementeve kryesorë ndikojnë që të rritet pasuria shpirtërore individuale e shoqërore e kombit tonë”, tha mes tjerash Admirim Aliti, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike në qeverinë e RMV-së.
 
“Me shhënimin e këtij jubileu të madh – 30 vjeçar të  krijimtarisë  duhet motivuar edhe krijues tjerë që të merren me krijimtari dhe të krijojnë vepra të reja , të cilat do të jenë e mira jo vetëm e komunitetit shqiptarë porn ë përgjithësi e mira nacionale shtetërore”, tha Maksim Dimitrievski, kryetar i komunës së Kumanovës.
 
Në këtë përvjetor të rëndësishëm u nda çmimi special ‘’Jehona e 11 Marsit’’, për shkrimtarin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Avni Dehari, i cili siç u cek në recensionin e komisionit vlerësues, ishte njëri nga promotorët kryesor të të gjitha ngjarjeve që lidhen me qëndresën më të re kombëtare të viseve tona.
 
“Ky çmim për mua është një nderë i madh që e marr nga krijuesit e fjalës së shkruar të vendlindjes sime, nga ky klub që u themelua nga ish nxënësit e mi, nga ky klub që e mabjnë poashtu ish nxënësit e mi dhe bashkëveprimtarët e mi që janë edhe më të ri se unë por që kanë bërë një punë të madhe”, tha mes tjerash Avni Dehari, shkrimtar e veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare.
 
Në kuadër të takimeve të 30-ta jubilare poetike të Karadakut u shfaq filmi dokumentar “Tri dekada veprimtari e begatshme“ e gazetarit tonë Nexhat Aqifi.
 
Më pas u  mbajt ora e madhe letrare, ku u prezantuan krijues nga të gjitha trojet shqiptare.
 
Pas orës së madhe letrare, tradicionalisht u ndan dhe çmimet letrare, "Fadil Bekteshi", ku me Çmimin e parë u laureua poeti i njohur nga Presheva Bilall Maliqi, me çmimin e dytë poetja nga Korça Gerta Bandilli, ndërsa me çmimin e tretë poeti nga Tetova Daim Ilazi.
 
FATLUM AQIFI