Botë
Vazdojnë sulmet e ushtrisë ruse në Ukrainë, Zelenski: Veprimet e okupatorit rus si atë të ISIS
12.03.2022 14:50
Rusia ka vazhduar sulmet ushtarake në disa pjesë të Ukrainës, duke e zgjeruar operacionin në pjesën perëndimore....

Rusia ka vazhduar sulmet ushtarake në disa pjesë të Ukrainës, duke e zgjeruar operacionin në pjesën perëndimore. Njoftohet edhe për lufetime të ashpra në verilindrje të Kievit. Ndërsa është goditur me raketa edhe një aeroport ushtarak në jug të Kievit. Autoritetet lokale kanë njoftuar se sulmi ka shkatërruar pistën dhe një depo të naftës, si dhe ka shkaktuar shpërthim të municionit.
Në pjesën tjetër të Ukrainës, qyteti Çernihiv është përballur me bombardime intensive. Në të nuk ka furnizime të ujit dhe në disa zona as rrymë. Qyteti Mikollaiv, i cili gjendet në mes të qytetit të pushtuar Herson dhe qytetit të tretë më të madh ukrainas, Odesa, është përballur po ashtu me bombardime. Është goditur edhe një spital për trajtim të kancerit.
Forcat ruse kanë bombarduar edhe një xhami në qytetin port jugor të Ukrainës, Mariupol, ku po strehoheshin më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq, ka bërë të ditur ministria e jashtme e Ukrainës, duke e ka akuzuar Rusinë se ka refuzuar të lejojë njerëzit të dalin nga Mariupol. Ministria e Jashtme e Ukrainës shkruan në ”Twitter” se xhamia e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm në Mariupol është granatuar nga pushtuesit rusë. Nuk ka detaje për persona të vrarë apo të plagosur. Moska ka mohuar se ka shënjestruar zonat civile.
“Është shkatrruar aeroporti ushtarak në Vasillkiv dhe qendra kryesore për radou dhe zbulim elektronik të forcave ukrainase në Probari.”, tha zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov.
“I jemi kundërvënë armikut, tani janë pothuajse të rrethuar. Ne po i sulmojmë. E dim se po e fitojmë këtë betejë por jo edhe në luftë.”, tha prefekt i Mikolaiv. Vitalij Kim,
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka apeluar te nënat ruse të mos lejojnë djemt e tyre të dërgohen në luftë. Poashtu Zelenski e ka akuzuar adminsitratën ruse për kidnapimin e kryetarit të qytetit Melitopol, Ivan Fedorov. Sipas propurorisë së republikës popullore Lugnska ndaj tij zhvillohen hetime për kryerjen e aktiviteteve teroriste dhe financim të partisë ultra nacionaliste „Sektori i djatht “ për kryerjen e operacionave kundër civilëve në Donbas.
“Kidnapimi nuk është krim kundër individit apo ndaj shoqërisë konkrete në Ukrainë. Kjo është krim kundër demokacisë. Ju bind se, 100% e popujve në botën demokratike do ta mësojnë këtë. Veprimet e okupatorëve rus do të barazohen me ato të teroristëve të shtetit islamik.”, tha president i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Ndërkohë njoftohet se me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin, është vendosur në arrest shtëpie kreu i shërbimit të jashtëm të FSB-së Sergey Beseda, 68 vjeç, dhe zëvendësi i tij, për shkka të dështimeve të inteligjencës, ku ushtria e tij pësoi një seri humbjesh në Ukrainë. Presidenti rus thuhet se fajëson agjencinë, e cila e siguroi atë përpara pushtimit se forcat ruse do të përballeshin vetëm me rezistencën simbolike nga ushtria ukrainase dhe se vetë ukrainasit ishin të etur për të hequr qafe udhëheqësit e tyre. Më herët u tha se Putin kishte shkarkuar gjeneralët e tij të lartë dhe se ishte i ‘tërbuar’, pasi inteligjenca kishte dështuar dhe strategjia e dobët panë që trupat e tij pësuan një seri humbjesh të turpshme në ditët e para të luftës në Ukrainë.
Nga ana tjetër në azhdon e sanksioneve të perëndimit SHBA-të i kanë vendosur sanksione Rusisë edhe për kriptovalutat. Nga Rusia po tërhiqet edhe banka më e mëdha gjermane „Dojçe Bank“. Derisa „Jutub“ e ka bllokuar qasjen e kanaleve të lidhura me mediumet shtetërore ruse.
GYLTENE SINANI
