Maqedoni

Nikollovski: RMV ka rezerva të mjaftueshme të grurit

12.03.2022 15:17

Aktualisht vend ka rrezerva të mjaftueshme të grurit dhe të misërit, thot Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski....

Aktualisht vend ka rrezerva të mjaftueshme të grurit dhe të misërit, thot Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski. Sipas tij vitet e fundit kemi rritje drastike të kultivimit të sasive të grusit në vend. 
 
“Nga periudha 2017-2021, kemi rritje drastike të prodhimit të grurit në vend që është rezultat i zbatimit të politikave dhe masave të mira ekonomike dhe bujqësore me çka u mundësua prodhimi i grurit prej 190 mijë tonë të rritet në 253 mijë tonë. Kjo do të thotë se ne kemi rrezerva të mëdha të grurit tek mulinjët, ku aktualisht janë kemi rreth 50 mijë tonë  grurë dhe 10 mijë tonë misër.”, tha Ljupço Nikollovski, ministër për bujqësi dhe zhvillim rural.
 
VMRO-DPMNE: Bujqit janë më të goditurit nga kriza
 
Por nga VMRO-DPMNE thonë se nga kriza energjetike dhe ekonomike që ka kapluar vendin më të goditur janë bujqit, andaj kërkojnë nga qeveria ti mbështes masat e kërkuara nga Shoqatat e Bujqisë. 
 
“VMRO - DPMNE mbështet që nafta e gjelbërt të vlen për gjitha degat bujqësore dhe të jetë 100% e liruar nga akciza dhe TVSH-n,  të ndryshohet metodologjija e deritanishme e shlyerja e pagesës së naftës për 1 litër, të ketë rritje e përqindës së subvencionimit e të gjitha degave bujqësore, subvencionimin e plehrave artificiale dhe anulimin e TVSH-së për gjitha medikamentet të cilët përdoren gjatë prodhimeve bujqësore, lirimi i koncesionit e shfrytëzimit të tokës shtetërore për 2022, subvencionimin e kontributeve dhe të gjehen tregje alternative për importin e produkteve bujqësore vendore.”, tha Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE.
 
Misnitri Nikollovski njëherit informon se odat ekonomike angazhohet në zbatimin e planit dinamik me të cilën do të duhet të realizohet importit të grurit nga Serbia. Ky plan Serbisë do ti dorëzohet të hënën. Njëherti Nikollovski njoftoi se Komisioni Europian miratoi programin e ri IPARD 3 për RMV me të cilën për shtatë vitet e ardhshme do të investohen rreth 250 milionë euro në bujqësi. Mjetet e parashikuara në “IPARD3”, janë më të mëdha deri tani dhe se kanë ardhur si rezultat i shfrytëzimit të shkëlqyeshëm të mjeteve të programit IPARD2. Risi në programin IPARD3 do të jetë parafinansimi i investimeve, respektivisht aplikuesit që do të kërkojnë mjete nga ky program,  do të kenë mundësi të marrin parafinancim prej 30 deri më 50 % për zhvillimin e bizneseve të tyre.
 
REXHEP QAMILI