Maqedoni

Besimi: Nga mesnata ulen çmimet e derivateve

12.03.2022 15:48

Pas votimit në Kuvend mbrëm natën e së premtes të ndryshimeve në ligjit për TVSH-në...

Pas votimit në Kuvend mbrëm natën e së premtes të ndryshimeve në ligjit për TVSH-në dhe ligjit për akcizat, qeveria ka sjellur tre vendimet e nevojshme për implementimin e këtyre masave, bëri të ditur Ministri i Financave, Fatmir Besimi. Ai tha se vendimet sëbashku me ndryshimet ligjore janë publikuar në gazetën zyrtare dhe do të nisë implementimi I tyre. Kjo nënkupton uljen e çmimit të derivative dhe produkteve ushqimore bazë.  
 
“Sa u përekt masave që kanë të bëjnë me çmimin e karburanteve ato do të jenë në fuqi nga dita e nesërme, karburantet do të jenë me vlerë më të ulët duke impelentuar këto masa... Sa u përket produkteve ushqimore si rezultat I këtyre masae do të ditëve në vijim gjatë javës do të ketë gjiothashtu lirim në çmim, si rezultat I zvoglimit të TVSH-së në 5 në 0% për këto produkte kryesore ushqimore… E para është që kemi zvogëlim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për produktet kryesore ushqimore nga 5 për qind në zero për qind, për bukën, sheqerin, miellin e llojit 400, pasataj vaji i lule diellit si dhe qumështi me yndyrë 2.8 dhe 3.2 dhe 3.5, mishi i freskët, orizi dhe vezët.”, tha Fatmir Besimi, ministër i financave.
 
Besimi njëherit theksoi se masën e dytë e cila hyri në fuqi është vazhdimi i zvoglimit TVSH-së për 5 për qind i energjisë elektrike për amvisëritë dhe shfrytëzuesit e vegjël, e cila do të vlejë deri në fund të vitit.Poashtu zvoglohet TVSH nga 18 në 10% për energjentet. 
 
Bekteshi: Javën e ardhëshme ulen çmimet e produkteve bazë 
 
Ndërsa minsitri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sqaroi se ekipet e servisimit në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike do të harmonizojnë aparatet pas miratimit të ndryshimeve ligjore për ulje të TVSH-së, pas çka pritet ulja e çmimeve për produktet bazë të ushqimit. Sipas Beketeshit kjo procedurë pritet të përfundojë në fillim të javës sëa rdhëshme.
 
“Në pjesën e produkteve bazë të ushqimit, pasi aparatet fiskale do të harmonizohen me TVSH-në e re, do të thotë diku të hënën ose të martën menjëherë do të nis zbatimi.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
 
Kovaçevski: Prioritet standardi i qytetraëve 
 
Prioritet i qeverisë aktualisht është të mbrojmë standardin e qytetarëve dhe të mbajmë stabilitetin ekonoimik të vendit thot kryemisnitri Kovaçevski në një video mesazh drejtuar qytetarëve. 
 
“I subvencionojmë fuqishëm qytetarët për energji elektrike, e kemi zgjidhur problemin për ngrohje në Shkup, I përkrahëm kategoritë e ndjeshme financiare të qytetarëve për energji elektrike dhe blerjen e produkteve bazë. Ndërsa nëprmjet disa masave I mbajmë stabile çmimet e produkteve bazë. Me pakon prej 26 msash 400 milion euro nga buxheti I orjentojmë për përkrahje të qytetarëve dhe kompanive.”, tha kryeminsitri Dimitar Kovaçevski.
 
Menjëher pas votimit të masave të qeverisë në Kuvend, Komisioni Rregullator i Energjetikës ka marrë vendim për uljen e çmimit të benzinës për 6,5 denarë, ndërsa çmimi i dizelit do të ulet për 9 denarë. Pas mesnatës, mes çmimi i Eurosuper BS-95 do të jetë 86,5 denarë për litër, çmimi i Eurosuper BS-98 do të jetë 85,5 denarë për litër, ndërsa një litër dizel pritet të shitet për 88 denarë.
 
GYLTENE SINANI