Maqedoni

Tetovë, rritet çmimi i takisive, ulet shfrytëzimi për 70%

12.03.2022 16:55

Ritja e naftës ka bërë që shumë taksi të jenë pa punë, pasi qytetarët nuk i shfrytëzojn të njejtit shkaku çmimve që janë rritur....

Ritja e naftës ka bërë që shumë taksi të jenë pa punë, pasi qytetarët nuk i shfrytëzojn të njejtit shkaku çmimve që janë rritur. Ato thonë se nga Sheshi Iliria deri tek Universiteti i Evropës Juglindore çmimi është rritur për 50 %, ndërsa puna është ulur për 70 %. Punonjësit e taksive thonë se edhe atë pakë bukë që dërgonin në shtëpi tani mezi e fitojn.
 
“Prej qendre deri në UEJL është 150 denar ju duket shumë por edhe nafta është shtrejtuar, edhe un dua të çoj një kafshat buke në shtëpi. 70% ka ra.”, tha një taksist.
 
“Është e vërter që nafta ka hyipur shumë, çmimet kanë ndryshuar pak qytetarët e vërjen. Puna ka ra nuk është ajo punë që ishte më parë.”, u shpreh një taksist.
 
“Është ulur puna, edhe çmimet e naftës por edhe të udhëtimeve janë rritur.”, tha një taksist.
 
Qytetaret thonë se perveç naftës janë ngritur edhe çmimet tjera dhe dita ditës janë bërë të pa pëballueshme ato kërkojn të rriten edhe rrogat.
 
“Krejt gjërat janë shtrejtuar nuk bëjnë punët as pak. Cdo artikuj është më i shtrenjt a rrogat nuk i hipin as pak.”, tha një qytetar.
 
“Sa për naftën nuk diskutoj për ëmimet e artikujve të flasim tani. Ne duhet të flasim për artikujt kush i rritën ato. Qeveria duhet ta dij a rriten çmiet e produkteve ushqimore a jo.”, u shpreh një qytetar.
 
Nga anan tjetër pronarini marketit Kipër përmesë telefonit konfirmoi se çmimet siç janë të miellit, vajit dhe bukës do të shiten pa fitim me çmimin furnizues. Qeveria dje voti ligjin që ndalon fitme për këto produkte dhe uli akcizën e derivateve të naftës me qëllim që të ulen çmimet dhe të jenë më të përballueshme për qytetar. Ndëekaq ekonomistët i bëjnë thirje Qeversië, që të hap rezervat shtetrore që sipas tyre nuk janë futur në funksion tani e 30 vite.
 
VISAR SADIKI