Maqedoni
Kërçovë, Levizja Besa reagon kundër prerjes ilegale të drunjëve dhe ndotjes se ambientit jetësor
12.03.2022 17:17
Në një konferencë me gazetarët, Dega e Levizjes Besa në Kërçovë ka reaguar ashpër kundër prerjes ilegale të drunjëve...

Në një konferencë me gazetarët, Dega e Levizjes Besa në Kërçovë ka reaguar ashpër kundër prerjes ilegale të drunjëve dhe ndotjes enorme te ambientit jetësor në Kërçovë. Nëse nuk merren masa konkrete për evitimin e kësaj dukurie, ky subjekt paralajmëron protesta masive deri në bllokimin e rrugëve.
“Në lokalitetin “Krushinë” dhe në pjesët tjera malore të Kërçovës është duke ndodhur një masakër ndaj natyrës, ku me format më të egra bëhet prerja masive e drunjëve, një veprim kriminogjen që kalon heshturazi në sytë e të gjitha institucioneve.”, tha Agim Sadiku kryetar i degës së Lëvizjes Besa, në konferencën e organizuar me gazetarët përpara Ndërmarrjes “Pyjet e Maqedonisë” në Kërçovë.
“Nëse nuk ndërmerren masa për ndërprerjen e krimit ndaj natyrës, do të kalojmë në veprime më radikale, duke organizuar protesta deri në bllokimin e rrugëve.”, tha anëtari i Kryesisë Qëndrore të Levizjes Besa Fatmir Limani.
Lëvizja Besa në Kërçovë ka reaguar edhe për ndotjen e ambientit jetësor që e shkakton deponimi i mbeturinave në hapësirat e gërmuara të Termocentralit të Osllomesë, për të cilën Lëvizja Besa do të përgadisë një aktakuzë e cila do të drejtohet deri tek Prokuroria e Kërçovës.
SHABAN DALIPI
