Maqedoni
Ndërrmarrja për qarkullim publlik: Biletat e autobusit nuk shtrejtohen tani për tani
12.03.2022 17:51
Edhe përkundër krizës globale ekonomike dhe shtrejtimint të karburanteve, Ndërmarrja për qarkullim publik në Shkup...

Edhe përkundër krizës globale ekonomike dhe shtrejtimint të karburanteve, Ndërmarrja për qarkullim publik në Shkup, njofton qytetarët se tani për tani nuk planifikon të rrisë çmimin e biletës së autobusëve. Këshillltari i kësaj ndërmarrje Blerim Ismaili, për TVM 2 thekson se nuk e dinë për sa kohë do të mund të mbajnë këtë çmim.
“Duhet të jemi të vetëdishëm ,vigjilent,nëse kjo situatë me luftën në Ukrain zgjat me muaj të tërë,atëherë ky minus I madh që do të paraqitet tek ndërmarrja nuk do të mund të mbulohet me harxhimet dhe sakrificat tona që për momentin I bëjmë me kursimet brenda në nëdërmarrje… Ajo që është kryesorja është që ne punojmë në dobi të qytetarëve rritje të çmimit të biletës tani për tani nuk do të ketë.”, tha Blerim Ismaili, këshilltar i drejtorit të NQP-Shkup.
Nga Ndërmarrja për qarkullim publik në Shkup njoftojnë se e kanë kthyer orarin e vjetër të qarkullimit pasi që i njejti për shkak të pandemisë për rreth dy vite ka funksionuar në mënyrë të redukatuar dhe kështu një numër më i madh i qytetarëve do të mund të përdorin trasnportin urban.
“Unë çdoherë kam apeluar që qytetarët të përdorin sa më tepër trasnportin urban sidomos në këtë kohra të vëshira ekonomike duhet të pëdorin autobusat urban ,sepse në atë mënyrë përveç që ndikojnë në kursimet e tyre për buxhet sa më të mir familjarë ata në mënyrë direkte ndikojnë në mjedis më të pastër ajror.”, tha Ismaili.
Përdersi sa nga NQP ftojnë qytetarët të përdorin trasportin publik, qytetarët në disa raste e shohin si të vështirë opsionin të voziten me transport publik, një pjese shqyrtojnë edhe alternativa të tjera.
“Sigurisht që po, me biçikletë, në këmbë,me ndonjë mjet tjetër elektrik. Veturën do ta përdori vetëm për nevoja.”, tha një qytetarë.
“Varet si do të jetë situata, nëse e kemi patjetër të vzisim veturën do ta bëjmë. Nëse është dikudh i sëmur nuk ke se si e dërgon ndryshe, me taksi është më shtrejt, me autobus nuk mundesh ta dërgosh të sëmurin.”, u shpreh një qytetarë.
Çdo ditë pjesë e transportit urban në qytetin e Shkupit janë rreth 280 autobusë. Përveç kësaj jane edhe 11 linja të natës që kanë filluar të funksionojnë tash më 2 muaj. Kategroitë e qytetarëve që përdorin bilet pa pagesë siç janë studentët, nxënësit e shkollave dhe një numër i pensionistëve, atë biletë do të vazhdojnë ta përdorin dhe nuk do të largohet nga përdorimi, thone nga kjo ndermarrje.
FLORIJE BELULI KAMBERI
