Botë
Erbil, sulm me raketa nuk raportohet për viktima
13.03.2022 12:53
Disa raketa kanë goditur Erbilin, kryeqytetin e rajonit autonom kurd në veri të Irakut...

Disa raketa kanë goditur Erbilin, kryeqytetin e rajonit autonom kurd në veri të Irakut, raportoi të dielën media shtetërore duke cituar guvernatorin e qytetit.
“Nuk ka viktima apo të plagosur pas shpërthimeve në Erbil”, tha Saman Barzanji, ministër i Shëndetësisë në provincën Kurdistan të Irakut.
Ndërkaq, një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti ka thënë se nuk ka viktima në mesin e ushtrisë amerikane pas sulmit në Erbil, ku Shtetet e Bashkuara kanë një bazë të madhe ushtarake.
