Botë
Dita e 18 e luftimeve, sulme ushtarake në Perëndim të Ukrainës
13.03.2022 13:14
Mëngjesin e së dieles forcat ruse kanë shtrirë sulmin ushtarak në Perëndim të Ukrainës...

Mëngjesin e së dieles forcat ruse kanë shtrirë sulmin ushtarak në Perëndim të Ukrainës, duke bombarduar një bazë ushtarake në qytetin e Lviv, i cili është vetëm 80 kilometra larg kufirit me Poloninë.
Si pasojë e sulmeve ruse në objektin e stërvitjes ushtarake Yavoriv janë vrarë 35 qytetarë ukrainas. Poashtu 134 persona të tjerë janë shtruar në spital për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga sulmet me raketa.
Po ashtu sulme ka pasur edhe në një aeroport në qytetin fqinj të LVIV, Ivano-Frankivsk, i cili është shkatërruar pothuajse plotësisht nga një sulm ajror rus. Bombardimet ruse nuk kanë kursyer edhe manastirin në rajonin e Donetsk të Ukrainës lindore, duke lënë pas dhjetëra të plagosur. Nga ana tjetër pjesa më e madhe e forcave tokësore ruse janë rreth 25 kilometra nga qendra e kryeqytetit ukrainas.
Sulmet ruse vazhdojnë të godasin zonat civile. Një pjesë e madhe e Makariv, një fshat 30 milje në perëndim të Kievit, ka pësuar dëme të konsiderueshme nga sulmet ajrore ruse. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se një sulm ajror rus ka shkatërruar një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin verior të Çernihiv.
Sipas tij, të paktën një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në sulm, ndërsa shtatë të tjerë janë shpëtuar. Poashtu një tren pasagjerësh që po bënte rrugën për të marrë refugjatët që po evakuoheshin nga Ukraina lindore ka qenë shënjestra tjetërt e radhës e forcave ruse.
Kompania hekurudhore kombëtare e Ukrainës ka njoftuar se është vrarë një pjestar i ekuipazhit të trenit dhe një punonjës tjetër u dërgua në spital. Sipas tij, treni ishte gati të merrte banorët që po evakuoheshin nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në stacionin Lyman, duke përfshirë 100 fëmijë.
“Prandaj kërkojmë që NATO ta mbyll qiellin. Nëse luftojmë me armik që nuk hin në Ukrainë por lanson proektile është e nevojshme të posedojmë sistem solid për mbrojtje ajrore”, u shpreh perfekti Ruslan Martsinkiv.
Ndërsa presidenti ukrainas Zelenski thot se Rusia po mundohet të krijojë pseudo republika si ato në Donjeck dhe Lugansk.
“Rusia po e shëndrron shtetin e sajë në analogji të të ashtuquajturave republika popullore të Donjeckut dhe Luganskut. Në rajone të mëdha të izoluara nga pjesa tjetër e botës, ku mbretëron varfëri dhe gjithçka vendoset me dhunë”, theksoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.
Ndërsa tre këshilltarë të presidentit Zelenski kanë publikuar një video nga qendra e Kievit.
“Kievi është gjithmonë I bukur, madje edhe në kohë luftrash”, u shpreh shefi i kabinetit të presidentit Mihail Podoljak.
“Për fat të keq kështu është i zbrazët qyteti por arritëm të gjejmë kafe”, theksoi kyetari i grupit parlamentar të shumicës në Ukrainë, David Arakamia.
Invazioni rus në Ukrainë ka hyrë në ditën e 18. Nga minsitria ruse e mbrojtjes thonë se kanë shkatruar 3687 objekte të ushtrisë ukrainase, 99 aeroplanë 128 fluturake pa pilot, 1194 tankse dhe mjete tjera luftarake.
Ndërkohë Moka dhe Kievi vazhdojnë misedimet me anë të video lidhjeve.Presidenti i Ukrainës Zelenski I ka propozuar kryemisnitrit izraelit Benet që bisedimet Rusi-Ukrainë të vazhdojnë në Jerusalem.
Nga ana tjetër vazhdojnë thirrjet e perëndimit, përfshi Ffrancën dhe Gjermaninë që Rusia menjëherë të ndërpres sulmin ushtarak ndaj Ukrainës. Derisa presidenti polak, Andrzej Duda për transmetuesin britanik, BiB-Si, ka deklaruar se përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund të nxisë NATO-n të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos intervenuar në konflikt.
GYLTENE SINANI
