Maqedoni

Lista ruse e armiqëve, Ramadani: Jashtë normave diplomatike, s’ka vend për panikë

13.03.2022 14:17

Lista ruse e publikuar në mediat e vendit dhe ato ndërkombëtare ku është përfshirë edhe Maqedonia e Veriut...

Lista ruse e publikuar në mediat e vendit dhe ato ndërkombëtare ku është përfshirë edhe Maqedonia e Veriut në mesin e shteteve armike, është e dirigjuar ose e përgatitur nga vet presidenti rus,  Vlladimir Putin, thotë analisti politik, Ismet Ramadani.
 
Thekson se është një gabim strategjik rus ky veprim sepse shtetet demokratike janë të lira të kenë qëndrimet e tyre ndaj ndonjë konflikti. E quan veprim skandaloz dhe jashta normave të komunikimit ndër-shtetëror qasjen ruse ndaj vendeve që dënojnë agresoion ndaj civilëve në Ukrainë, aq më tepër  diplomati duhet të jetë shumë i kursyer nga retorikat e këtilla, thotë Ramadani.
 
“Emëruesi i përbashkët i tyre është kërcënimi që në një mënyrë po i identifokjnë shtetet që po përkrahin qëndrimet e BE-, së, NATO-s, SHBA-ve. Kjo është një çmenduri kur diplomati apo ambasada del me kërcënim drejt një populli që me dëshirë të vet është përcaktuar që të jetë anëtare e NATO-, në një mënyrë është përcaktuar të përkrah ata që luftojnë për mbrojtjen e vendit të tyre”, u shpreh analisti politik Ismet Ramadani.
 
Ramadani vlerëson se këto kërcënime nuk duhet të ngjallin panik tek ne. Thekson nevojën për të qenë të kujdesshëm në të gjykuarit e drejtë në thelbin e konfliktit ushtarak, Rusi-Ukrainë.
 
“Nuk guxojmë të kalkulojmë më këtë apo me atë. Këtu bardh e zi është çështja. Ka agressor dhe ka qytetar ose shtet që mbrohet nga agresioni. Shumë lehtë e kemi të përcakohemi nëse në kokat tona nuk sillen çështjet që kanë të bëjnë me solidarizim në bazë të gjuhës, religjionit, historisë sepse atëherë nuk do të jemi të drejt në gjykimin ndaj asaj që është bërthamë dhe esenciale”, theksoi Ramdani.
 
Përveç RMV-së, në listën armike të Rusisë u gjet edhe Shqipëria dhe Mali i Zi ndërsa ambasadori rus Sergei Bazdnikin pranoi notë verbale nga Ministria e Jashtme, si përgjigje për grafën e shënuar në faqen e ambasadës ndaj Maqedonisë së Veriut.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU