Maqedoni
LSDM, masat anti krizë po japin rezultate
13.03.2022 14:38
Nga mesnata mes të shtunës dhe të dieles është ulur çmimi i derivateve të naftës...

Nga mesnata mes të shtunës dhe të dieles është ulur çmimi i derivateve të naftës, ndërsa gjat javës së ardhëshme prite të ulen edhe çmimet e produkteve ushqimore bazë, kanë thënë nga qeveria. Nga LSDM thonë se masat anti krizë të qeverisë po japin rezultate.
Në kohë të krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike 26 masat anti krizë të cilat peshojnë 400 milion euro në mënyrë të drejtëpërdrjtë e mbrojnë standardin e qytetarëve dhe ekonominë vlerëlsojnë nga LSDM.
“E dim të gjith se nuk do të ejtë leht, tër kjo është pasojë e invazionit ndaj Ukrainës, por me politika të vërteta, me përgjegjësi dhe përkushtim do ta tejkalojmë edhe këtë krizë. Presim të gjith akterët në shtet të tregojnë përgjegjësi të solidarizohen dhe të kontribuojnë që sëbashku ta tejkalojmë këtë krizë globale me sa më pak pasoja që është e mundur”, ushpreh Kostadin Acevski nga LSDM.
VMRO-DPMNE, Qeveria LSDM-BDI fajtore për krizën
Por sipas VMRO-DPMNE-së opozitare qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe BDI është fajtore kryesore për krizën me të cilën aktualisht po përballen qytetarët e vendit.
“LSDM dhe BDI si qeveri e kanë ditur para katër muajsh se do të ektë krizë të këtillë që ndodh si rezultat I veprimeve tjera që po ndodhin në botë. Informacionet I kanë pasur por megjithate kanë vendosur të mos interesohen fare se sit ë kontribuojnë për tu ndihmuar qytetarëve, por i lane qytetarët të fundosen në varfëri dhe skamje. Dyftirësia e qyeverisë e shohim si duket në vepër. Në njërën anë qytetarët që kanë problem serioz me rritjen e çmimit të energjenseve, derivative, energjisë dhe produkteve ushqimore. Nga ana tjetër është luksi i qeverisë së udhëhequr nga kuadrot e pa afta të partive në pushtet”, theksoi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-së qeveria edhe pse e ka ditur se do të ektë krizë, kuadrot e saja brenda disa muajsh kanë harxhuar mbi 2 milion euro për luks.
REXHEP QAMILI
