Botë
Bora e paralizoi veriperëndimin e Bullgarisë
30.12.2014 11:12
Reshje të borës dhe shtresë deri në tre metra e paralizuan pjesën veriperëndimore të Bullgarisë...

Agjencia shtetërore Infrastruktura rrugor i paralajmëroi shoferët se pa nevoja të mëdha të mos udhëtojnë në rajonin e qarqeve Vidin, Montana, Vraca, Pleven dhe Lloveç.
Nga rruga Montana-Llom janë nxjerrë 20 automjete të cilët me orë ishin në bllokim të borës.
Gjendja meteorologjike në veriperëndim të Bullgarisë është jashtëzakonisht e vështirë me ç'rast erë uragani shkaktoi lymore dhe dukshmëri të kufizuar nëpër rrugë./mia
