Kulturë
Tetovë, u mbaj manifestimi i Karnevalit Ilir
13.03.2022 16:03
Për herë të parë në Tetovë me një defile nëpër rrugën industriale nga Shkolla e mesme e mjekësis...

Për herë të parë në Tetovë me një defile nëpër rrugën industriale nga Shkolla e mesme e mjekësis deri në sheshin Ilira janë festuar Krnevalet Ilire. Pjesmarrësit ishin veshur em veshje popullore, ndërsa karnevali u shoqërua me muyikë folklorike. Karnevali sipas kalendarit ilir simbolizon ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës.
“Ky manifestim është realizuar në katundet e malësisë së Sharrit, rregullisht që nga viti 1980. Mezashi i këtij karnevali është, ne duhet të ruajm trashigimin tonë, të lashte pavarsisht se ka zëra se i japin karakter fetar,e cila ska të bëjë as pak me fetë nuk e cënon as njërën nga to. Nuk nxitë ndaësi nacionale etjera.Thejsht është humor, në këto karbevalle gjenë humanizmin, solidaritetin. Është një lajmrim se vjen pranvera, ka qëllimin kryesor se është, pjellshmëria se toka lavërohet, natyra gjelbron pemët lulëzojnë,është përtrirje e jetes”, u shpreh organizatori.
Kryetari i Tetovës Bilall Kasami tha se cdo manifestim që ka të bëjë me kulturon tonë të lasht do të përkrahet nga komuna.
“Komuna parkrah cdo manifestim që ka të bëjë me manifestim kulturorë,e veçanërisht me të kaluarën tonë.Edhe përkundër situatës që jemi në u munduam të përkrahim këtë organizim, që tregon kulturën tonë trashigimin tone dhe besoj së në vitet e ardhshme ne do kemi një qasje shumë më serioze”, theksoi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Karnevallet Ilir tani e shumë vitë organizohen në fshatin Bozofcë të Malësis së Tetovës, nje gje e till u festua edhe të shtunën në këtë fshat, për të zbritur sot në sheshin dhe rrugët e Tetovës.
VISAR SADIKI
