Botë
Ukrainë, vritet një gazetarë amerikan
13.03.2022 16:45
Një gazetar amerikan është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur në Irpin, në veri të Kievit...

Autoritetet ukrainase kanë thënë se ai është vrarë nga forcat ruse. Danylo Shapovalov, mjek vullnetar për mbrojtjen territoriale të Ukrainës, ka thënë se njëri nga amerikanët ka vdekur dhe tjetri është plagosur.
Gazetarët e agjencisë së lajmeve, AFP në Irpin, kanë thënë se e kanë parë trupin, i cili është identifikuar si Brent Renaud, fotograf dhe regjisor, i cili ka kontribuar për të përditshmen amerikane, New York Times në të kaluarën.
Gazeta ka thënë se është “thellësisht e mërzitur për lajmin e vdekjes së Brent Renaudit”, duke shtuar se ai nuk ka qenë i angazhuar për këtë medium.
