Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari i vitit në Globe Soccer Awards 2014
Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari i vitit në Globe Soccer Awards, ceremoni kjo që u mbajt në Dubai...

Ylli i Real Madrid-it pas marres se cmimin tha se shpreson se ky do të jetë një sinjal i mirë, para çmimit për Topin e Artë që do të mbahet me 12 janar 2015.
Shpresoj se ky do të jetë një sinjal për Topin e Artë. Por, kjo nuk më shqetëson shumë. Dua t’i falënderojë bashkëlojtarët dhe trajnerin për një sezon fantastik.
Është një çmim për punën dhe angazhimin që kam bërë gjatë tërë vitit”, tha Ronaldo pas marrjes së çmimit. Çdo gjë po rrjedh normalisht.
Nuk kam nevojë për të dëshmuar asgjë, pasi mundohem që këtë ta tregoj në fushën e gjelbër”Ronaldo e mbylli vitin 2014 me 4 trofe të fituar me Real-in, Ligën e Kampionëve, Kupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube, ndërsa në aspektin personal u shpall lojtari më i mirë i Evropës, golashënuesi më i mirë në Spanjë dhe në Evropë.
Me çmim është nderuar edhe James Rodriguz, i cili është shpallu lojtari që është zhvilluar më së shumti në vitin 2014, duke shkëlqyer më Kolumbinë në Kupën e Botës dhe me Real Madrid-in.
