Botë

Papa Françesku, në emër të zotit ndalni masakrën

13.03.2022 17:48

Papa Françesku ka dënuar ashpër sulmin rus në Ukrainë...

Papa Françesku ka dënuar ashpër sulmin rus në Ukrainë, duke apeluar që në emrë të Zotit të ndalet kjo masakër.
 
“Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve që po vuajnë dhe le të ndalen bombardimet e sulmet”, ka thënë ai në lutjet e së dielës në Vatikan.
 
“Në emër të Zotit, po ju lus të ndalni këtë masakër”.
 
Bombardimi i spitaleve të fëmijëve dhe shënjestrimi i civilëve është gjë “barbare” dhe “nuk ka arsye valide strategjike”, ka thënë Papa.