Basketboll

Çikago mund Indianën, ndërsa derbi i takoi Uashingtonit

30.12.2014 11:15

Natën mes të hënës dhe të martës në basketbollin amerikan NBA, janë zhvilluar gjastë takime, me ç’rast fitore korën, Çikago, Bruklin, Miluoki, Orlando, Uashingtoni dhe LA Klipers...

Skuadra e Çikagos ka regjistruar fitoren e shtatë me rdhë, duke festuar në trasnfertë kundër Indianës me shifrat 92-90. Bullsave deri te fitorja I priu Xhimi Batler me 27 pikë e 9 kërcime, I ndjekur nga Pol Gasol me 20 poena dhe Derik Rouz me 17. 
 
Nga ana tjetër te Indiana kishte gjashtë lojtarë me numra dyshifrorë ku nga 10 pikë shënuan Skola, Hill dhe Uest, ndërsa më efikas me 17 poena ishte Koupland.  
 
Në derbin e mbrëmjes Uashingtoni ngadhnjeu ndaj Hjustonit me 104-103. Brendli Bil udhëhoqi skuadrën drejt fitores me 33 pikë e 5 kërcime. Kontribut dha edhe Pol Pirs me 21 pikë ndërsa, Xhon Uoll u dallua me 13 poena e 12 asiste.
 
Për Uizarsat kjo ishte fitorja e tretë rishtazi nga pesë takimet e zhvilluara si mysafir.
 
Te Hjustoni më i disponuar për lojë ishte Xhejms Harden me 33 pike e 6 kërcime. Në katër takimet tjera: Sharlot – Miuoki 94 : 104, Bruklin – Sakramento 107:99, Majami – Orlando 101:102 dhe LA KLipres – Juta 101:97. 
 
ARTAN ZIBERI