Dy të vrarë e 12 të plagosur në Kiev
14.03.2022 10:07
Të paktën 2 persona janë vrarë....

Të paktën 2 persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur, nga një sulm ajror rus në një ndërtesë banimi në Kiev.
Zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, pas sulmit. 63 persona u evakuuan pas bombardimit të katit të 9-të të ndërtesës në distriktin Obolon.
