Borell arrin në Shkup, takime me zyrtarët shtetërorë
14.03.2022 10:33
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri...

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Zhozep Borell, ka arritur në Shkup, dhe realizon takime me zyrtaret e lartë shtetëror.
Vizita do të riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, gjithashtu duke pasur parasysh luftën ruse kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi.
Pas takimeve me zyrtarët shtetërorë në Shkup Borell do të udhëtojë për në Shqipëri dhe më pas do të vizitojë Bosnjë dhe Hercegovinën.
