Zyrtari ukrainas: Mbi 2,500 të vrarë në Mariupol
14.03.2022 11:21
Më shumë se 2,500 banorë të qytetit bregdetar të Mariupolit....

Më shumë se 2,500 banorë të qytetit bregdetar të Mariupolit janë vrarë që nga 24 shkurti, kur filloi agresioni rus në Ukrainës, tha këshilltari i presidentit të Ukrainës, Oleksiy Arestovych.
Ai tha se po i citon këto shifra duke u bazuar në të dhënat e administratës së qytetit të Mariupolit.
Ai ka akuzuar forcat ruse për pengim të arritjes së ndihmave humantiare në qytetin e rrethuar.
Në anën tjetër, Rusia thotë se nuk i ka cak civilët.
