Liverpool përfundon pjesën e parë të stinorit në vend të nëntë të klasifikimit tabular
Liverpool i Brendan Rodgersit ka arritur të shënojë fitore komode mbrëmë në Anfield Road...

Liverpool i Brendan Rodgersit ka arritur të shënojë fitore komode mbrëmë në Anfield Road, duke e mposhtur ekipin ellsian, Sëansea.
Derisa Alberto Moreno i dha epërsinë të kuqve në pjesë të parë të ndeshjes, pjesa e dytë ishte përplotë gola kur, Adam Lallana ngriti epërsinë në 2-0, pas së cilës pasuan golat tjerë të skuadrës.
Kjo ka qenë fitorja e dytë me radhë e Liverpoolit në Premier League, pas 3 ndeshjeve pa fitore, derisa Sëanseat iu ndërpre seria prej dy fitoreve me radhë mbrëmë.
Ajo çka vlen të përmendet është se Liverpool luajti pa Steven Gerrardin, ku ky i fundit u la në bankën rezervë nga trajneri, që tregoi edhe njëherë lehtësim për skuadrën në lojë.
Me këtë fitore Liverpool përfundon pjesën e parë të stinorit në vend të nëntë të klasifikimit tabular.
