Ekonomi

Bekteshi: Mielli mjafton, nuk ka vend për panikë

14.03.2022 14:49

Ministri ekonomisë Kreshnik Bekteshi nga mulliri “Kokrra e Artë” në Poroj të Tetovës u ka bër apel qytetarëve...

Ministri ekonomisë Kreshnik Bekteshi nga mulliri “Kokrra e Artë” në Poroj të Tetovës u ka bër apel qytetarëve se nuk ka vend për të krijuar panik për blerje të panevojshme të miellit pasi që  vendi ka sasi të mjaftueshme të miellit dhe të produkteve bazë ushqimore. Sipas vendimit të fundit për ndalimin e eksportit të disa drithërave, mielli dhe vaji për gatimim, tashmë shiten vetëm në tregun vendas. 
 
“Edhe njëher dua të bëj thirrje për gjith qytetarët konsumatorët në përgjithësi sepse nuk ka vend për panik sa i përket miellit, njëkohësisht dhe për produktet tjera bazë ushqimore. Siç dhe kemi informuar opinionin RMV ka sjellur vendim ndales për eksport të këtyre produkteve me qëllim të stabilizimit të tregut të brendshëm dhe sipas të gjitha të dhënave nëse në këtë mënyr vazhdon funskionimi i prodhuesve të miellit vajit dhe produkteve të tjera bazë dhe në bazë të asaj që jemi duke biseduar me srbinë për import të 50 mijë  tonëve shtesë të miellit ajo do të na mundosëoj që të rishikojmë vendimet.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
 
Sipas ministrit, institucionet janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet serbe për të siguruar sasi shtesë të grurit, që nuk do të thotë se nuk mbulohen nevojat e brendshme, por këto sasi janë të destinuara për kompanitë tona të miellit që janë eksportuese në rajon, pas stabilizimit të tregut për të qenë në gjendje të eksportojë dhe të bëhet më konkurrues edhe në kohë krize.
 
KRESHNIK BEKTESHI