Ekonomi
Kriza ekonomike, partitë ‘përplasen’ për menaxhimin e krizës
14.03.2022 15:04
VMRO – DPMNE ka fajësuar LSDM –në për mos përballejen e qytetarëve me krizën ekonomike...

VMRO – DPMNE ka fajësuar LSDM –në për mos përballejen e qytetarëve me krizën ekonomike. Sipas partitë së Mickovskit, socialdemokratët edhe pse kanë ditur se do të vijojë kriza, nuk kanë ndërmarrë me kohë masa antikrizë, ndërkohë kanë vazhduar me shpenzime joproduktive.
“Ndërmarja e hekurudhave, që është pranë bankrotimit, ka shpenzuar mbi 7 milion den për pajsije të zyrave dhe çanta për konduktor. Këshilli Republikan për siguri në trafik ka ndarë rreth 5 milion denarë për shërbime për shtyp. Ndërmarja publike për furnizime me hapësira banesore dhe afariste, në kohën kur kanë ditur se do të ketë krizë, për vlerësimin e hapësirës afariste kanë ndarë 4.7 milion denarë.”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO – DPMNE – së.
Akuzat e tilla për social demokratët janë vetëm hedhje baltë në menaxhimin e qeverisë me krizën. Ata I kundërpërgjien VMRO-së me akuzat për kryetarët e komunave të tyre, se në fokuës kanë punësimet partiake dhe shpenzimet. Si shembull paraqitën kryetarin e komunës së Kisella Vodës.
“Ja marrëveshja. Gjeorgjievski, kuadrit partiak të VMRO – DPMNE – së I ka siguruar 40 ijë denarë. Natalia Mitovska nga portali Infomkas, media kjo nën kontrollin e VMRO-së, gjithashtu ka marrëveshje me komunën e Kisella Vodës. Me paratë e qytetarëve paguhet propaganda e VMRO-së dhe përhapen lajme të rreme.”, tha Gordan Shutarov, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.
VMRO – DPMNE përgënjeshtroi akuzat me vlerësimin se kryetarët e komunave nga rradhët e VMRO – DPMNE-së me sukses menaxhojnë komunat edhe përkundër borxheve të trashëguara nga socialdemokratët.
MERALE ISMAILI
