Protestat kundër rritjes së çmimeve, Rama: I shërbejnë Rusisë, pjesë e strategjisë së saj
Prej ditësh, në të gjithë Shqipërinë...

Prej ditësh, në të gjithë Shqipërinë qytetarët vazhdojnë protestat kundër rritjes së çmimeve. Por kryeministri Edi Rama, i konsideroi ato sot, si protesta që i shërbejnë Rusisë, pasi janë pjesë e strategjisë së saj.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë dhe në asnjë vend, ku janë ndjerë pasojat e luftës nuk dalin në protesta.
“Si mund të jemi ne i vetmi vend që dilet dhe protestohet për pasojat e luftës mbi çmimet, ku në asnjë vend tjetër ku efektet janë njësoj dhe të gjithë janë të shqetësuar të dalin njerëzit për të protestuar kundër luftës, këtu bëhet një protestë që mund ti pëlqeje Rusisë. Kjo është një nga pjesët e strategjisë të asaj lufte. Që njerëzit që mbështesin Ukrainën të dalin në protesta ekonomike dhe më pas të harrojnë se çfarë luhet atje. Atje nuk luhet fati i Ukrainës, por i Europës” – tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
