Maqedoni

Me helikopter do të evakuohen banorët e bllokuar në Rzhanovo të Strugës

30.12.2014 11:45

Me helikopter të MPB-së sot do të evakuohen tre persona në fshatin strugan të bllokuar me borë Rzhanovo...

Me helikopter të MPB-së sot do të evakuohen tre persona në fshatin strugan të bllokuar me borë Rzhanovo, ndërsa kompetente bëjnë përpjekje maksimale për pastrimin e rrugëve drejt fshatrave të bllokuara për shkak të motit të keq, informoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski pas takimit të sotëm koordinues të Shtabit për kriza.
 
Pason, theksoi janakieski, valë edhe më e ftohtë për shkak të së cilës do të ketë ngrica nëpër rrugë dhe nevojitet kujdes maksimal nga shoferët.
 
Nga ora 5 e mëngjesit veçmë është e kalueshme aksi rrugor Kërçovë - Ohër. Gjatë natës, siç tha Janakieski, kanë qenë të angazhuara më shumë e 10 makina nga "Rrugët e Maqedonisë" dhe kompani private me ç'rast ky aks rrugor është i kalueshëm për automjete të lehta dhe për automjete deri në pesë tonë. Është e obligueshme shfrytëzimi i pajisjes dimërore.
 
"Ngadalë po normalizohet gjendja me furnizimin me energji elektrike. Pjesa më e madhe e vendbanimeve Vevçan, Veleshtë, Oktisi sot rreth orës 14 do të kenë furniim të rregullt me energji elektrike. Pjesa më e madhe e vendbanimeve sot do të duhet të kenë rrymë, ndërsa do të mbeten një numër i vogël i fshatrave malore të cilat do të kenë gjithashtu energji elektrike gjatë ditëve të ardhshme", tha Janakieski.
 
Ai informoi se në aksin Kërçovë - Ohër, afër Presekës, nga mëngjesi është në vijim ksion për nxjerrjen e 13 automobilave të bllokuar të cilët do të dërgohen në Ohër për shkak se një pjesë e udhëtarëve i kanë braktisur atomjetet. "Pres që deri në fund të ditës ose gjatë ditës së nesërme kjo rrugë do të jetë e kalueshme  edhe për autobusë dhe për automjete të rënda transportuese", theksoi ministri Janakieski.
 
Sipas tij, numri i fshatrave të bllokuara nga ora në orë po zvogëlohet, ndërsa më kritike është në territorin e komunës së Dibrës, si dhe një pjesë më e madhe e fshatrave malore në makedonski Brod. Atje janë angazhuar ekipe të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe vetëqeverisjet lokale.
 
"Pjesa më e madhe e këtyre fshatrave aspak nuk janë të banuara, ndërsa disa shfrytëzohen për qëllime turistike. Momentalisht përveç tre personave të cilët janë të bllokuar dhe kanë kërkuar ndihmë, nuk ka një kërkesë të tillë nga ndonjë tjetër. Vazhdimisht po pastrohet dhe nga ora në orë po zvogëlohet numri i vendbanimeve të cilat janë të pakalueshme në shtet", tha Janakieski.
 
Duke pasur parasysh paralajmërimet ga Drejtoria për punë hidrometeorologjike për mot edhe më të ftohtë gjatë ditëve të ardhshme me rënie të temperaturave deri në minus 20 gradë Celsius, Janakieski apelon deri te të gjithë shoferët që në virgjile të festave të fundvitit të kenë kujdes gjatë drejtimit të automjetit për shkak të rreziqeve nga ngricat.
 
"Apeloj që  shoferët gjatë drejtimit të automjeteve të kenë kujdes, të respektohen shpejtësitë e përcaktuara. MPB-ja në mënyrë plotësuese do të angazhojë forca që të mund t'ua bëjë me dije udhëtarëve që të vozisin ngadalë, ndërsa në qoftë se dikush e tejkalon shpejtësinë do të ketë sanksione në pajtueshmëri me ligjin", deklaroi Janakieski./mia