Botë
Lufta në Ukrainë, Kievi shënjestër e sulmeve të ditës
14.03.2022 16:05
Gjatë gjithë natës në Kievë janë ndëgjuar sirenat paralajmëruse për granatime...

Gjatë gjithë natës në Kievë janë ndëgjuar sirenat paralajmëruse për granatime. Kryeqyteti i Ukrainës në ditën e 19-të të luftës është zgjuar nga bombardimet. Zjarri i artilerisë ruse goditi një ndërtesë banimi nëntëkatëshe në veri të Kievit. Ekipet e emergjencës arritën të evakuojnë afro 80 persona nga ndërtesa. Të paktën dy persona humbën jetën në sulm dhe 12 të tjerë janë plagosur.
“Unë kam qenë një fermer para se Rusia të pushtonte vendin, kam ndërmend të kthehem menjëherë në luftë, rusët nuk do ta marrin Kievin, jemi gati të luftojmë deri në fitore.”, tha një ushtar i plagosur ukrainas.
“Është e tmerrshme të shohësh këtë, veçanërisht nga një komb që e quanin njëri-tjetrin vëllezër. Nuk mund ta kuptojmë këtë, këta njerëz janë shumë të qetë dhe duan të jetojnë, vetëm të jetojnë.”, tha Mahmud Ahmad, kirurg.
Të plagosurit në spitalin e Kievit I vizitoi presidenti Volodimit Zelenski. Janë shkatërruar shtëpi banimi dhe fabrika në dy fshatrat e rajonit të Kievit, Hoholiv dhe Brovary. Kjo është fabrika e përpunimit të peshkut në fshatin Hoholiv që digjet pas sulmit të predhës. Banorët janë të tmerruar.
“Është e rrezikshme, por ne nuk kemi njeri që të na nxjerrë nga këtu.”, tha një banore e fshatit Hoholiv.
Familjet ndahen…gratë dhe fëmijët largohen ndërsa burrat qëndrojnë në vendlindje.
“Djali im Misa dhe gruaja Natasa shkojnë atje ku nuk ka luftë. Unë qëndroj për të mbrojtur vendin dhe familjen time.”, tha në banor i fshatit Hoholiv.
“Po shpëtoj fëmijën tim dhe veten time. Çfarë mund të them?”, tha Natasha, banore e fshatit Hoholiv.
Shumica e banorëve të Kievit janë strehuar nën tokë në stacionet e metrosë.
“Ka shumë sulme ajrore sidomos gjatë natës. Për shkak të kësaj... gjërat janë bërë të rrezikshme. Shumë njerëz qëndrojnë në qendrat e evakuimit nga nata deri në mëngjes.”, tha Alyona Bychkovska, e strehuar në stacionin e metros-Kievë.
Civilët në Irpin bëjnë përpjekje për t'u evakuuar në mes luftimesh ndërsa Sergiy Perebyinis përcjellë për në banesën e fundit dy fëmijët dhe gruan e tij, të cilët u vranë nga granatat ruse.
“Unë nuk di të jetoj më tutje. Nuk kam familje, banesa ime është e prishur, nuk kam as makinë... Nuk mund të hyj në qytet sepse kam kujtimet e fëmijëve, gruas time. Këtu jam vetëm me një çantë shpine, kjo është e gjitha. Nuk më ka mbetur asgjë.”, tha Sergiy Perebyinis.
Janë bmbarduar disa ndërtesa edhe në qytetin Kharkov, zjarrfikësit përpiqen të shuajnë flakët. Shënjestër e sulmeve ka qenë edhe qyteti Donbas. Për ndërprerjen e luftëes kanë filluar negociatat e katërta me rradhe mes Rusise dhe Ukrainës, të cilat sipas Zelenskit bisedimet do jenë të vështira.
Sipas OKB-së, të paktën 596 civilë janë vrarë dhe më shumë se 2.6 milionë janë larguar nga vendi që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
FARIJE DAUTI BAKIU
