“Covid 19”, 3 fatalitete, 92 raste të reja në 24 orë

14.03.2022 16:58

Nga 1.176 testime të bëra në 24 orët e fundit

Nga 1.176 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan  92  raste të reja, 13 prej tyre ri-infektime. Janë regjistruar 3 persona të vdekur, 2  në Shkup dhe një në Tetovë. Të gjithë vdiqën në kushte spitalore. 

Në statistikën e fataliteteve u shtua edhe 1 person nga Gostivari me diagnozë Covid-19 nga “Termini im”, që realisht ka humbur jetën më 31 janar.

Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve te të gjithë personat janë regjistruar komorbiditete.

Të shëruarit në këto 24 orë janë 363, më shumë se gjysma edhe në këtë statistikë, apo 200 janë në Shkup. Numri i rasteve aktive aktualisht  është 1.816, prej të cilëve 952 në Shkup.