Ekonomi
Gjatë këtyre dy ditëve pritet të ulen cmimet e produkteve bazë, tregëtarët: Çmimet vazhdojnë të rriten
14.03.2022 17:14
Çmimet në treg janë të larta, qytetarët ankohen se nuk mund ti përballojnë shtrejtimit të çmimeve...

Çmimet në treg janë të larta, qytetarët ankohen se nuk mund ti përballojnë shtrejtimit të çmimeve, ndërsa tregëtarët thonë se kriza ekonomike e bën të veten dhe kjo gjë nuk varet prej tyre
Edhe përkundër paralajmërimeve se do të ulen çmimet gjatë këtyre dy ditëve, tregëtarët thonë se përkundrazi çmimet në treg vazhdojnë të rriten. Tregëtarët thonë se vetëm brenda një jave çmimet disa herë kanë shënuar rritje. Ata njëherit potencojnë se qytetarët mezi i përballojnë krizës ekonomike me vështirësi i blejnë vetëm gjërat elementare që u duhen për në shtëpi.
“Çmimet katasfrofë, për një javë çmimet katër herë kanë hypur, edhe atë sot 20 den çmimi i djathit ka hyp. Dalin Ministria thonë nuk ka rritje të çmimeve e kundërta po ndodh e këtu të nesrërmen i kan rritur. Djathi i dhenve është 300 den me çmim të ri sot 320 den, dje kanë qenë tjera çmime sot janë tjera dobët eshtë shitja, njëherë për njëherë nuk ka kapacitet populli.”, tha një shitës.
“Për rrogat që janë këtu çmimet janë shumë të larta për neve, populli nuk kanë kapacitet të paguaj aq. Shitje nuk kemi aspak, për momentin ka ra puna zero, mushterit janë duke shikuar ti marrin vetëm gjërat elementare që u duhen për shtëpi por nuk kanë dhe ato me vështirësi i blejnë.”, u shpreh një shitës.
“Kanë hyp çmimet, tash populli nuk ka para, gjith ma keq e më keq asht tu ardh. Orizi është 70 den mirë është tash por ka pak shitje.”, tha një shitës.
Qytetarët: Është shtrejt, nuk mund t’ia dalim
Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se në bazë të standardit çmimet janë shumë të larta, duke theksuar se duhen masa urgjente për uljen e tyre se vështirë ia dalin për ti mbuluar nevojat elementare të tyre .
“Çmimet kanë hyp, dikush mundnet por dikush që është me rrogë nuk mundet, kanë hyp produktet e qumshtit, miellit, vaji të gjitha kanë hyp.”, tha një blerës.
“Shtrejt janë çka me bo tash. Kështu lufta pak e bën, interesat e biznesmenëve të mëdhenj këta e kanë shtetin në dorë. Psh djali më telefonin prej Gjermanisë 1 litër vaj 1 euro e gjys, ne Kosovë 2 euro e 25 cent kurse këtu 1 euro e 5 cent por ishte këtu me mungesë.”, u shpreh një blerës.
“Është shtrejtë por nëpër markete edhe më shtrejtë janë produketet, në treg edhe produkte që mund ti gjejmë lirë.”, tha një blerëse.
Pas uljes së çmimit të karburanteve, gjatë këtyre dy ditëve, pritet të ketë korrigjime edhe në çmimet e produkteve ushqimore bazë, në përputhje me masat e antikrizë të qeverisë, dhe ndryshimet ligjore për lartësinë e akcizës, dhe normën e TVSH-së që të premten morën dritën jeshile në Kuvend.
VLORA LATIFI TOPOJANI
