Botë
Trupat ruse shpërthejnë municione në termocentralin Zaporizhzhya
14.03.2022 19:39
Trupat ruse kanë hedhur në erë municione pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya në Ukrainë....

Trupat ruse kanë hedhur në erë municione pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya në Ukrainë.
Sipas BBC, kompania e Energjisë Bërthamore të Ukrainës, Energoatom thotë se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur nga shpërthimi.
Rusia mori kontrollin e stacionit më të madh bërthamor të Evropës më 4 mars , pasi u godit nga bombardimet.
Centrali, i vendosur rreth 550 kilometra në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper, prodhon rreth 20% të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë./Top Channel
