Botë

Së paku 30 viktima nga vërshimet në Filipine

30.12.2014 13:18

Së paku 30 veta dje dhe sot kanë humbur jetën në vërshimet dhe rrëshqitjen e dheut të shkaktuar nga stuhia tropikale Seniang...

Së paku 30 veta dje dhe sot kanë humbur jetën në vërshimet dhe rrëshqitjen e dheut të shkaktuar nga stuhia tropikale Seniang që kaploi ishujt jugor dhe qendror të arkipelagut të Filipineve.
 
Viktimat e fundit janë 12 udhëtarë në dy fërgona të cilët në autostradë kanë ngecur nën shembjet e dheut dhe të baltës, ndërsa ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të mbërrijnë në kohë për t'iu ndihmuar.
 
Viktimat e tjera kanë vdekur nga rrëketë e turbullta, ndërsa dy fëmijë kanë humbur jetën nga rryma derisa kanë ikur nga vala e madhe e ujit.
 
Numri i madh i viktimave ka të bëjë edhe me sjelljes joserioze të mediumeve lokale për paralajmërimet për stuhinë tropikale. Sipas vlerësimeve të tyre stuhia që vinte me shpejtësinë e erës prej 65 kilometrave në orë është relativisht e parrezikshme në krahasim me tajfunin e fundit Rubi, i cili rajonin e njëjtë e shkatërroi me shpejtësinë e erës prej 210 kilometrave në orë. Megjithatë era më e dobët ka sjell edhe reshje më intensive, prej 15 deri në 25 milimetra shi në orë, dhe kjo ka shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të dheut.
 
Meteorologët  paralajmërojnë se stuhia tropikale, e cila veç dobësohet, do të pushojë nesër në mbrëmje.
 
Filipinet në vit i godasin rreth 20 stuhi dhe tajfune, ndërsa numri më i madh i tyre si pasojë kanë edhe viktima në njerëz. Vitin e kaluar super tajfuni Jolanda, më i forti që ka goditur Filipinet, shkaktoi vdekjen e 7.350 vetave dhe dëme materiale prej disa miliardë dollarëve./MIA