Dita e 20 e luftës, vazhdojnë bombardimet e forcave ruse

15.03.2022 10:15

Dita e 20-të e luftës në Ukrainë...

Dita e 20-të e luftës në Ukrainë, ka nisur me bombardime raketash në Kiev, njoftuan Shërbimet e Urgjencës së Ukrainës.

Dy persona janë vrarë nga goditja e raketave ruse në një zonë banimi në Kievin perëndimor të martën herët në mëngjes, njoftuan Shërbimet e Urgjencës së Ukrainës.

Edhe një ndërtesë apartamentesh 16-katëshe në lagjen Sviatoshynskyi u dëmtua ndjeshëm nga shpërthimi që shkaktoi zjarr. Nuk raportohet për viktima. P

ak pas goditjes në Osorkorky, një ndërtesë 10 katëshe me apartamente u godit nga një tjetër raketë duke shkaktuar zjarr në pesë katet e para të ndërtesës. Një person u dërgua në spital për trajtim mjekësor ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar të tjerë.

Forcat ruse kanë goditur me raketë edhe një stacion metroje.  Rrjeti i metrosë së Kievit njoftoi se një nga shpërthimet këtë mëngjes dëmtoi pjesën e jashtme të stacionit Lukyanivska dhe zyrat, që ndodhen shumë  afër qendrës së Kievit. Stacioni është mbyllur për shkak të dëmtimit.