Ambasadorja britanike vizitoi ITSHKSH-në

15.03.2022 11:45

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Rashel Galoway....

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Rashel Galoway, vizitoi ITSHKSH-në, për informuar detajisht mbi punën e këtij Institucioni.

"Takim i mirë me Skender Asanin nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve para promovimit të monografisë   “Maqedonasit e drejtë midis kombeve” të Maja Sushës", ka shkruar ajo në Tëitter pas takimit.

Drejtori i ITSHKSH, Skender Asani e njoftoi ambasadoren  Galoëay mbi profilin dhe dinamikën e punës së këtij Instituti.

Fillimisht ITSHKSH kishte startuar me pesë departamente, kurse më vonë u themeluan edhe pesë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe Departamenti i kulturës materiale, i Muzeologjisë, Departamenti për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit, Departementi i Gonxhe Bojaxhiut - Nënës Tereze dhe Departamenti marrëdhënieve shqiptaro-osmane. Sipas drejtorit të ITSHKSH-së,  ky dizajnim strukturor është bërë me qëllim të mbrojtjes së komuniteteve të vogla nga majorizimi etnik e fetar, me ç'rast ai përmendi shembullin e komunitetit shqiptar katolik i cili po zhduket, për shkak të mungesës së një strategjie institucionale që ky komunitet të mbijetoj, të paktën duke lejuar mbajtjen e meshave edhe në gjuhën shqipe.

Asani përmendi edhe komunitetin protestant, sidomos familjen fisnike Qiriazi, të cilët ndikuan në iluminimin e arsimit dhe kulturës shiptare me hapjen e Shkollës së parë për vasha në Korçë dhe me Kongresin e Alfabetit në Manastir.

Dimensioni shkencor e hulumtues i ITSHKSH përplotësohet edhe nga dimensioni shpirtëror, vuri në duke drejtori Asani, dhe kjo bëhet për t’i shkuar në thelb çështjeve, sidomos ato që kanë të bëjnë me formimin kulturor e identitar të njerëzve.

Ambasadorja britanike shkëlqesia e saj  Rashel Galoëay përgëzoi drejtorin Asani për projektet e realizuara dhe tha që është në rrjedhë dhe e informuar sa i përket punëve që po bën ky institucion dhe mbetet e hapur për bashkëpunim në të ardhmen.