20 shtetas të RMV-së nuk duan të largohen nga Ukraina
Nga 120 qytetarë të RMV-së në Ukrainë...

Nga 120 qytetarë të RMV-së në Ukrainë, rreth 80% janë evakuuar. Por sipas ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, për 20 të tjerët nuk do të bëhet asnjë përpjekje për t’i evakuuar, sepse ata vetë nuk dëshirojnë të largohen
“Janë 8 shtetas që kërkojnë evakuim, katër prej tyre janë shtetas tanë, 4 të tjerët janë ukrainas që kanë lidhje familjare me vendin tonë. Janë edhe 20 persona të tjerë që nuk kërkojnë evakuim, do të përmendi familjen me shkronjën T. e cila ka tre persona ka vetura, por nuk duan të evakuohen, edhe familja A. me tre persona…”, tha Osmani.
Osmani nuk pret të jetë i madh numri i refugjatëve nga Ukraina, por nëse kjo ndodh, nuk përjashtohet mundësia që të krijohen kapacitete shtesë për kujdes.
