Kievi vendos shtetrrethim 36-orësh
Nga mbrëmja e sotme deri të enjten në mëngjes....

Nga mbrëmja e sotme deri të enjten në mëngjes është vendosur një shtetrrethim 36-orësh në Kiev. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bahskisë, Vitali Klitschko.
Ora policore do të zgjasë deri në orën 7 të mëngjesit më 17 mars, ndërsa Klitschko u kërkoi qytetarëve të përgatiten.
“Sipas vendimit të komandës ushtarake, nga sot 15 mars, në Kiev do të vendoset një shtetrrethimi nga ora 20:00 me ndalimin e lëvizjes nëpër qytet pa leje të veçanta. Mund të dilni vetëm për të arritur në vendstrehime. Prandaj, u kërkoj të gjithë qytetarëve të Kievit të përgatiten për faktin se do të duhet të qëndrojnë brenda dy ditësh ose, në rast alarmi, në një strehë”, njoftoi ai.
Ndërkohë bombardimet përfshinë edhe aeroportin Dnipro, i cili u shkatërrua masivisht, raportuan autoritetet rajonale në Ukrainë.
