15 marsi, Dita Botërore e të drejtave të konsumatorit

15.03.2022 13:48

Kjo dite ka si qëllim ndërgjegjësimin e konsumatorëve....

15 marsi festohet edhe si "Dita ndërkombëtare e të drejtave të konsumatorit"

Kjo dite ka si qëllim ndërgjegjësimin e konsumatorëve për të drejtat e tyre bazike dhe na sjell ndër mend definicionin e "të drejtave të konsumatorit" nga John.F.Kennedy. Më 15 mars 1962, presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, John F. Kennedy,  formalisht adresoi problemin e të drejtave të konsumatorit në Kongresin e SHBA-ve.

Ai ishte i pari lider botëror  që ndërmori një nismë të tillë. Tashmë, që nga viti 1983, Lëvizja e Konsumatorëve, çdo vit, rrit ndërgjegjesimin global për të drejtat e konsumatorëve.

Akti i mbrojtjes së konsumatorit u prezantua në Loksabha më 5 dhjetor 1986 dhe kishte si synim  mbrojtjen më të mirë të interesave të konsumatorit.

Falë saj, sot konsumatorët mund të marrin produktet me cilësinë dhe shërbimin më të mirë, si dhe janë të aftë të zgjedhin një shumllojshmëri produktesh nga e gjithë bota. Nese ju vendosni të blini një produkt, ligji do t'ju mbrojë nga aktivitetet e padrejta që mund të vijnë nga shitësi.

Sipas ligjit, ju si konsumatorë keni disa të drejta bazike si:siguria, informacioni, zgjedhjet, të dëgjohet zëri juaj si dhe të keni edukimin prej konsumatori. Ju si konsumatore keni të drejtën të merrni faturë për produktin që blini, e cila garanton siguri. Pra do të thotë që ju keni blerë një produkt pa demtime/defekte dhe nëse produkti juaj është defektoz, shitësi do të jetë i detyruar t'ua kthejë pagesën, ta zëvendësojë ose ta riparojë produktin pa tarifa shtesë.

Një tjetër shqetësim janë dhe blerjet online. Tashmë, nuk keni pse shqetesoheni nëse produkti nuk përmbush pritshmëritë tuaja, pasi mund ta ktheni produktin brenda 14 ditësh, pa dhënë sqarime të mëtejshme.