Maqedoni
Shaqiri: Maska vazhdon të jetë e obligueshme në shkolla
15.03.2022 14:41
Derisa Komisioni për Sëmundje Infektive të vendos ndryshe, mbetet obligimi që nxënësit dhe arsimtarët të mbajnë maska....

Derisa Komisioni për Sëmundje Infektive të vendos ndryshe, mbetet obligimi që nxënësit dhe arsimtarët të mbajnë maska, thotë ministri i arsimit, Jeton Shaqiri. Ai theksoi se Ministria e Arsimit nuk ka kompetenca për sjelljen e rekomandimeve lidhur me pandeminë.
“Kur Komisioni për Sëmundje Infektive do të vlerësojë se nuk janë të nevojshme në procesin arsimor, jam i sigurt se ata do të japin rekomandim për heqjen e maskave. E di se jemi në një periudhë kur të gjithë presim lehtësime në pjesën e rekomandimeve, por nga përvoja e dimë se nëse kemi masa lehtësuese, mund të kemi edhe numër më të lartë të infektimeve.”,- deklaroi Jeton Shaqiri nga MASH.
Ai këto komente i bëri pas takimit me pushtetin lokal, sektorin e biznesit dhe shkollat e mesme profesionale në Strumicë dhe Vallandovë.
Dialogu i këtillë i Ministrisë së Arsimit është pjesë e fushatës “Mëso zgjuar, puno profesionalisht”, me qëllim të krijimit të politikave arsimore për avancimin e arsimit profesional, që do të siguronin kuadrot deficitare në tregun e punës.
GYLTENE SINANI
