Maqedoni
Kuvend, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime “mollë sherri”
15.03.2022 15:40
Pushteti dhe opozita akoma nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për të plotësuar Komisionin Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime....

Pushteti dhe opozita akoma nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për të plotësuar Komisionin Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime. VMRO-DPMNE akuzoi për shkelje të rregullores, ndërkohë lëshoi punimet e seancës.
“Nuk mund të ktheheni te neni 20 dhe t'i referoheni seancës konstituive që ka përfunduar prej kohësh. Kërkoj që të hiqet pika numër një nga rendi i ditës dhe ju informoj se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së pas votimit për heqjen e pikës së rendit të ditës do të largohet nga kjo seancë dhe do t'ju lejojë këtë farsë sot që keni nisur në seancën e kaluar ta përfundoni vetë, ne do nuk marrim pjesë në gjëra të tilla dhe as nuk ju mbështesim.”,- tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
Për pushtetin opozita bllokon punën e kuvendit, sillet me hipokrizi dhe destruktivitet. Sipas tyre, zgjedhja dhe emërimi dhe shkarkimi bëhet në të njëjtën mënyrë.
“Në logjikën juridike dhe në drejtësi ka një rregull, zgjedhja, emërimi dhe shkarkimi bëhet në të njëjtën mënyrë, domethënë ashtu si të zgjedhësh sipas së njëjtës logjikë edhe ndodh shkarkimi.”,- tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
“Është e qartë se sot dëshirohet të ndryshohet fakti se çfarë është e vërtetë dhe çfarë duhet të bëjmë në kuvend. Bëhet fjalë vetëm për Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime i cili u bllokua me lidhur me reflektimin e shumicës në të gjitha organet punuese. Edhe pse opozita e lëshoi seancën sot, pres që opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE në periudhën e ardhshme të dorëzojnë propozimet e veta për në trupat të tjerë punues, por për këtë duhet të marrin pjesë dhe të mos jenë destruktivë.”,- u shpreh Jovan Mitrevski nga LSDM.
Kreu i kuvendit ndërpreu seancën e 66-të pa miratuar rendin e ditës për mungesë kuorumi ku mes tjerash duhej të shqyrtohet edhe Propozim-vendimin për ndryshimin e vendimit për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, të dorëzuar nga një grup deputetësh.
NAIM RAMADANI
