Organizata e Konsumatorëve: 2600 ankesa nga konsumatorët

15.03.2022 16:20

Konsumatorët gjatë kohës së pandemisë....

Konsumatorët gjatë kohës së pandemisë filluan që më shumë të shfrytëzojnë blerjen online dhe pikërisht këtu janë shënuar keqpërdorimet më të mëdha, vlerësojnë nga Organizata e Konsumatorëve.

Deri te kjo organizatë kanë arritur 2600 ankesa, kryesisht konsumatorët janë ankuar për mospërmbushjen e rregullave ligjore, deklaracioneve dhe çmimeve të ndryshme me atë në kasë. Organizata e Konsumatorëve gjithashtu bën apel që të kihet kujdes gjatë blerjes onlinë me kartelë elektronike për shkak së mund të ndodh që kartela të keqpërdoret dhe të iu merren të gjitha mjetet e disponueshme.

“Ankesat më së shumti janë për blerje të rrobave dhe këpucëve  nëpër faqet në facebook. Kohëve të fundit kemi konsumatorë të cilët kanë filluar të blejnë edhe teknikë të bardhë nga online shitësit e cila është problem për shkak së nuk marrin garanci dhe udhëzime për përdorim dhe në të shumtën e rasteve marrin produkte të cilat në një farë mënyrë janë kopje e origjinalit, ndërsa ata mendojnë se e blejnë atë brend.”,- tha Martina Grçanovska nga Organizata e Konsumatorëve.                                                                

Shumë konsumatorë që nga fillimi i vitit janë ankuar edhe për faturat e larta që marrin për energjinë elektrike.

“Ka pasur ankesa për faturat e larta të energjisë elektrike, sidomos pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Disa qytetarë konsiderojnë se kanë paguar më shumë dhe nuk kanë harxhuar aq sa u është llogaritur. I kemi drejtuar tek institucionet kompetente, të kontaktojnë EVN-në, të shohin gjendjen e tyre dhe t'u tregojnë se sa është gjendja në aparatin e tyre matës dhe nëse nuk arrijnë ta zgjidhin problemin, në atë nivel të kontaktojnë Komisionin Rregullator të Energjisë dhe të reagojnë atje për faturat e larta.”,- u shpreh Tatijana Tasevska nga Organizata e Konsumatorëve                                                     

Periudhën e fundit një pjesë e madhe e qytetarëve ankohet edhe rreth situatës me ngrirjen e çmimeve dhe marzhave të ndryshme. Këto komente u bënë gjatë shënimit të Ditës së Konsumatorëve - 15 marsit. (Gazmend Kurtishi, TVM2)