Botë
Lufta në Ukrainë, vazhdojnë bisedimet Rusi-Ukrainë
15.03.2022 16:37
Vazhdon raundi i katërt i bisedimeve në mes Rusisë dhe Ukrainës...

Për autoritete ruse është ende herët që nga bisedimet të priten rezultate konkrete, por pozitive për situatën aktualë është fakti që përpjekja për negociata vazhdon, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
Në teren situata është dramatike, lufta vazhdon, raportohet për bombardime masive në tre fronte, Harkov, Sllaviansk dhe Avdejevk. Seri sulmesh ka pasur edhe në Kievë, ku është bombarduar një ndërtesë banimi. Zjarrfikësit mes lotësh dëshmojnë për jetët e humbura.
“Mbrëmë e shuam një vatër zjarri, sot një tjetër, është shumë e vështirë për ne, njerëzit vdesin, më e keqja e gjithë kësaj është vrasja e fëmijëve. Ata sapo kanë filluar jetën dhe shohin më të keqen. Tmerri që përjetojnë është jeta e tyre, çka të them?”,- tha zjarrfikësi.
Rusia nuk ndal luftimet pa kursyer as civilët
Numri i viktimave sa vjen e rritet. Autoritetet akuzojnë Rusinë për gjenocid.
“Nuk mundën ta fitojnë ushtrinë tonë dhe filluan të vrasin civil të paarmatosur, gra shtatzëna, fëmijë, civilë të cilët përpiqen të largohen. Ky është gjenocid i shekullit 21 të cilin e shikon e gjithë bota.”,- u shpreh deputeti ukrainas, Aleks Gonçsrenko.
Zëdhënësi i Ministrisë Ruse të Mbrojtjes thotë se e kanë marrë nën kontroll të plotë rajoni e Khersonit dhe se forcat ruse me sukses janë duke përparuar nëpër zona të tjera. BE-ja miratoi pakon e katër të sanksioneve kundër Rusisë.
“Kjo është pakoja e sanksioneve më të ashpra në histori që ka vendosur deri tani BE-ja. Nuk dua të përmend emra por më shumë se 600 rusë do të jenë tërësisht të sanksionuar, gjithashtu edhe një pjesë e madhe e sistemit financiar do të jetë nën sanksion të plotë. Do të ketë ndalim të ri për eksport, për mallra luksi dhe do të shfuqizojmë konsullatën për Rusinë të shpallur si komb në Organizatën Botërore të Tregtisë.”,- u shpreh ministri i ekonomisë e i financave të Francës, Bruno Le Mer.
“Punojmë me partnerët tanë për kufizime të reja, të cilat do të aplikohen kundër Rusisë. Çdokush që është përgjegjës për luftën dhe për asgjësimin e demokracisë, për respresionin mbi njerëzit, do të japë përgjegjësi secili, ky është vetëm fillimi.”,- theksoi presidenti i Ukrainës, Volidimir Zelenski.
Kryeministri i Sllovenisë, Janes Jansha, bashkë me kolegët e tij nga Polonia dhe Republika Çeke janë në Kievë, për takim me Zelenskin, qëllimi i këtij takimi është mbështetja për Ukrainën dhe vendosja e një pakoje më e gjerë ndihmash.
FARIJE DURAKU
