Maqedoni

Shkup, projektet inovative për zhvillim rajonal

15.03.2022 17:33

Në zhvillimin e planeve rajonale të Shkupit mungojnë më shumë projekte inovative, projekte për digjitalizim...

Në zhvillimin e planeve rajonale të Shkupit mungojnë më shumë projekte inovative, projekte për digjitalizim, përfshirje sociale, barazi gjinore dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, tha sot drejtori i Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor të Shkupit, Ljupço Kec Mickovski para fillimit të ciklit "Forumet e komuniteti".
 
Forumet janë pjesë e projektit "Zhvillimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës i balancuar rajonal - faza II" dhe qëllimi i tyre, siç tha Mickovski, është nominimi dhe prioritetizimi i ideve dhe koncepteve për përmirësimin e standardit dhe kushteve të jetesës në rajonin planor të Shkupit.
 
“Sot pjesëmarrësit e këtij forumi do të kenë mundësi të diskutojnë dhe të prioritizojnë projektet që do të kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit dhe që do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve dhe prioriteteve të rajonit planor të Shkupit. Planit rajonal të Shkupit i mungojnë më shumë projekte inovative, i mungojnë më shumë projekte që do të kenë komponentë digjitalizim, projekte për përfshirje sociale, barazi gjinore, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe masa të tjera që janë në programin për zhvillimin e rajonit planor të Shkupit.”,- deklaroi drejtori i Qendrës për ZhPR të Shkupit, Ljupço Kec Mickovski.
 
Realizimi i ideve do të jetë përmes projekteve në dy programe: Programi i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në vlerë prej 336.000 franga dhe Programi Qeveritar për rajonet planore me buxhet prej 30 milionë denarë.
 
SEDAT SELIMI