Botë
Stoltenberg: NATO do t’i shtojë forcat në lindje të Evropës
15.03.2022 17:52
Të mërkurën liderët e NATO-s do t’i fillojnë bisedimet për masat konkrete për të rritur sigurinë afatgjatë...

Të mërkurën liderët e NATO-s do t’i fillojnë bisedimet për masat konkrete për të rritur sigurinë afatgjatë, njoftoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai ishte decid se Aleanca do të përfshihej drejtpërdrejt ushtarakisht vetëm nëse Rusia do të sulmonte një nga 30 anëtarët e saj, por jo edhe për Ukrainën, e cila nuk është vend anëtar i NATO-s.
“Përgjegjësia jonë si Aleancë është t’i mbrojmë dhe t’ju ofrojmë siguri të gjitha vendeve anëtare. Ne po dërgojmë një mesazh të qartë se jemi të gatshëm ta bëjmë këtë, duke rritur praninë tonë në pjesën lindore të Aleancës sonë, pra bëhet fjalë për forca të cilat do të jenë në gjendje gatishmërie. Ne po ashtu jemi duke e shikuar mundësinë për rritjen e trupave tona detare dhe ajrore, si dhe sforcimin e mbrojtjes sonë raketore dhe mbrojtjen ajrore, por edhe rritjen e mbrojtjes sonë kibernetike.”,- deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg po ashtu theksoi se forcimi i mbrojtjes së Aleancës do të kërkonte fonde shtesë dhe ai përshëndeti lëvizjet e Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s në këtë drejtim.
Shefi i NATO-s tha se pushtimi rus i Ukrainës kishte krijuar një realitet të ri të sigurisë në Evropë dhe se pozicioni ushtarak i NATO-s duhet të përgatitet për këtë realitet të ri.
FITIM KRYEZIU
