Botë

Rusia sanksione ndaj presidentit amerikane Biden

15.03.2022 18:30

Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë Ministria e Jashtme ruse....

Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë Ministria e Jashtme ruse. Sipas Ministrisë ruse, Bidenit tani i ndalohet hyrja në Rusi.
 
Kjo masë është “pasojë e politikës jashtëzakonisht rusofobike të administratës aktuale amerikane”, është thënë në deklaratë.
 
Sanksionet do të aplikohen edhe për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, Këshilltarin amerikan për siguri kombëtare, Jake Sullivan, dhe shefin e CIA-s, William Burns.
 
Ministria ruse ka thënë se edhe të tjerë do të preken nga sanksionet.