Botë
Rreth 29,000 civilë janë evakuuar nga qytetet e Ukrainës
15.03.2022 21:53
Rreth 29,000 civilë janë evakuuar nga qytetet e Ukrainës përmes korridoreve humanitare sot...

Rreth 29,000 civilë janë evakuuar nga qytetet e Ukrainës përmes korridoreve humanitare sot, ka thënë një zyrtar i lartë i qeverisë.
Kyrylo Tymoshenko tha se civilët ishin larguar nga qyteti port i rrethuar i Mariupolit me makina private.
Sipas mediave ky evakuim vjen pasi Ukraina akuzoi Rusinë për bllokimin e një autokolone që përpiqej të merrte furnizime në qytet.
