Maqedonia fiton tri medalje të bronzta
30.12.2014 15:28
Përfaqësuesja e Maqedonisë në “sambo” në stilin “kurejsh”, për meshkuj në evropianin e zhvilluar në Greqi, ka arritur të fitojë tri medalje të bronzta...
Ekspedita tetë antarëshe e Maqedonisë, për dy ditë gara në Halakidiki, pati një paraqitje të mirë.
Tre atletët e vendit që u stolisën me medalje të broznit patën fatin e njëjtë pasi të tre humbën në gjysmëfinalet e kategorive të tyre. Medalje të bronzta fituan Sali Saliu në kategorinë 74 kilogram, pastaj Muhamed Iseni në 82 kilogra si dhe Bajro Mashoviq në kategorinë plus 100 kilogram.
Për Sambo përfaqësuesen e Maqedonisë, ishte ky kampionati i parë evropian në stilin “kurejsh”, Ndryshe sporti i Sambos prej idsa javësh është bërë anëtar fuqiplotë i komitetit olimpik të Maqedonisë.