Qeveria miraton dekretin, uniformat e policisë edhe në gjuhën shqipe
Qeveria ne mbledhjen e djeshme ka miratuar Dekretin....

Qeveria ne mbledhjen e djeshme ka miratuar Dekretin për uniformat dhe simbolet e uniformës së policisë.
Dekreti është miratuar në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, kur sipas nenit 8, paragrafi 3 është vërtetuar se uniformat e policisë në Shkup dhe komunat ku më së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë ndryshe nga gjuha maqedonase, janë shkruar në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, si dhe në gjuhën të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe shkrimin e saj.
Dekreti i miratuar per uniformat e policisë që simbolet të jenë të shkruara edhe në gjuhën shqipe pritet të hyjë në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në Gazetën zyrtare, kurse do të fillojë të zbatohet gjatë një viti nga dita e hyrjes në fuqi.
