KRRE publikon çmimet e reja, lirohen derivatet e naftës

16.03.2022 11:32

Sërish shënohet ulje e lehtë e çmimeve....

Sërish  shënohet ulje e lehtë e çmimeve të karburaneve të naftës nëpër kompanitë e benzinave në vend.

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat kanë hyrë në fuqi prej mbrëmë në mesnatë.

Çmimet për EUROSUPER BS 95  do të jenë 86 denarë për liter. EUROSUPER BS-98 , do të kushtojë  88 denarë për liter. EURODIZELI do të shitet  85 denarë për liter.

Vaji Ekstra i Lehtë do të kushtojë  81 denarë për liter.