Hua e re në vlerë prej 600 mln eurove, Besimi: Gjithçka është sipas planifikimit

16.03.2022 11:52

Në Buxhetin për vitin 2022....

Në Buxhetin për vitin 2022, i cili u miratua në Kuvend, parashihet huamarrje prej 600 milionë eurove.

Ministri i Financave Fatmir Besimi  ka deklaruar se nga kjo vlerë, 545 milionë euro janë për mbulimin e deficitit të planifikuar në Buxhet dhe pjesa tjetër është për rritjen e depozitave që lihen zakonisht në fund të vitit për vitin e ardhshëm për rezerva.

Ai gjithashtu ka theksuar se shteti këtë vit do të marrë borxh prej 600 milionë eurove. Sipas tij huamarrja e parashikuar, mund të bëhet në tregun e jashtëm, duke pasur parasysh situatën aktuale dhe lëvizjet në tregun e jashtëm dhe me qëllim që të lihen më shumë mjete në tregun e brendshëm për ekonominë, duke mos përjashtuar edhe huamarrje si në tregun e jashtëm ashtu edhe në tregun e brendshëm.Ministri theksoi se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për emetimin e eurobondit, i cili është planifikuar me Buxhetin për vitin 2022.