Komuna e Çairit prezanton hapësirën e re për parkim në Fushë Tophanë
16.03.2022 14:01
Komuna e Çairit ka njoftuar....

Komuna e Çairit ka njoftuar se është krijuar edhe një hapësirë parkingu. Hapësira e re për parkim gjendet në Lagjen Fushë Tophanë me çka do të ndikojë në rritjen e numrit të vend- parkingjeve në këtë komunë.
“Ekipet e punës të Komunës së Çairit po krijojnë edhe një hapësirë të re parkimi me sipërfaqe prej 1200 m2, e që gjendet në Lagjen Fushë Tophanë, gjegjësisht në rrugën “Mitat’h Frashëri” (Ish-“Brigada Maqedonase-Kosovare”). Kjo hapësirë e re do të ndikojë dukshëm në rritjen e numrit të vend-parkingjeve në komunën tonë. E ne këtu nuk do të ndalemi, vazhdojmë edhe me më shumë projekte të rëndësishme për Çairin dhe Çairasit”, njftojnë nga kjo komunë.
