VMRO-DPMNE me pr/ligj: Të ulen për 50% akcizat e energjensave
VMRO-DPMNE ka dorëzuar në kuvend....

VMRO-DPMNE ka dorëzuar në kuvend në procedurë urgjente një ligj për uljen e akcizës për energjetikët. Thonë se modeli i qeverisë për uljen e akcizave nuk ka efekt domethënës. Nga LSDM kundërpërgjigjen se masat e qeverisë kanë bërë që vendi të ketë çmimin më të ulët të naftës në rajon.
“Kërkojmë uljen e plotë prej 4.9% për të gjitha energjetikët. Me propozimin tonë një litër disel menjëherë do të ulej për 9 denarë, kurse një litër benzinë do të blihej për 12 denarë më pak, metani dhe gazi do të kushtonin më lire për 5.5 denarë për një litër. Vetëm me anë të këtij propozimi të VMRO-DPMNE-së ne i ndihmojmë ekonomisë së vendit, me këtë edhe qytetarëve. Vetëm akcizë më e ulët nënkupton ndihmë për sektorin transportues dhe me këtë edhe mbrojtje nga çmimet më të larta të prodhimeve ushqimore nëpër marketet, apo transportit ndër urban dhe sektorëve të tjerë që kanë harxhime transporti.”,- tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Kemi çmimet më të ulëta në rajon
“Derisa çmimet e karburanteve shënojnë rritje gjithandej, tek ne çmimet po ulen. Ne sot kemi çmimin më të ulët për derivatet e naftës krahasuar me të gjitha vendet e rajonit. Është ulur TVSh-ja dhe akciza për derivatet, që ka rezultuar me rënie të çmimit të benzinës për 6,5 denarë dhe të naftës për 9 denarë. Qeveria solli vendim për heqjen e TVSH-në dhe heqjen e marzhës për produktet bazë ushqimore, për të mbrojtur standardin e qytetarëve.”,- u shpreh Daniella Markovska nga LSDM.
